Të hënën, Kurti dhe Bislimi zhvillojnë drekë pune me Lajçakun NULL NULL 05.02.2023 17:24 05.02.2023 17:24 I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, pritet të vizitojë Kosovën më 6 shkurt. Ai do ta zhvillojë një drekë pune së bashku me kryeministrin Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrin Besnik Bislimin. Kështu ka bërë të ditur për klankosova.tv, zëdhënësi i qeverisë Përparim Kryeziu. “Nesër, kryeministri Kurti bashkë me zëvendëskryeministrin Bislimi priten të zhvillojnë një drekë pune me emisarin Lajçak”, ka thënë Kryeziu. Kujtojmë se dialogu Kosovë-Serbi mbetet një nga preokupimet kryesore të BE-së për rajonin e Ballkanit Perëndimor. Së fundmi, komuniteti ndërkombëtar është duke i kërkuar Qeverisë së Kosovës që ta themelojë Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe si kusht për ta trasuar rrugën për një dialog të mirëfilltë me Serbinë. Mirëpo, një gjë të tillë po e refuzon kryeministri Albin Kurti, duke thënë se komuniteti serb në Kosovë ka të drejta më shumë se çdo minoritet në cilin do vend të Evropës. klankosova.tv
Kosova Nuk ka informacione që ndonjë shqiptar mund të ketë pësuar nga tërmeti në Turqi (VIDEO) 06/02/2023