Të grumbulluar për fushatë në odat e Llapit, PDK thyen masat kundër pandemisë

Të grumbulluar për fushatë në odat e Llapit, PDK thyen masat kundër pandemisë

NULL NULL
2 muaj më parë

Kur u shpallën zgjedhjet në Podujevë dhe Mitrovicë të Veriut, ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj duke u treguar i ashpër u zotua se në fushatë nuk do të shkelet asnjë masë në fuqi për parandalimin e përhapjes së pandemisë, përndryshe do të pasojnë dënimet.

PDK-ja, në krye me Enver Hoxhajn, sot në fushatën “cep më cep të Podujevës” nuk zbatuan thuajse asnjë nga ato masa që po rekomandohen në mbarë botën, njofton Klan Kosova.

Hoxhaj në një shkrim në Facebook duke thënë se gjeti mikpritje të ngrohtë nga llapjanët publikoi edhe fotografitë e takimit ku u panë simpatizantë të grumbulluar dhe pa maska.

“Në çdo cep të Podujevës, PDK po merr përkrahje të madhe nga të rinjtë, të rejat, burrat e gratë. Sot gjetëm mikpritje të ngrohtë në vatrat e shumë familjeve në Podujevë. Qytetarët e Podujevës më së miri e dinë se kë duhet ta votojnë me 29 nëntor, për të mirën e komunës së tyre – e ai është Naim Fetahu”.

“Qytetarët janë lodhur nga keqqeverisja 20 vjeçare. Me PDK-në, qytetit të Podujevës do t’i hapet një perspektivë e re, një e ardhme që premton zhvillim e mirëqenie për të gjithë pa dallim. Podujeva meriton më mirë dhe më shumë. Zgjidhja për Podujevën është Naim Fetahu!”.

Megjithatë, në disa fotografi, Hoxhaj që po ushtron detyrën e kryetarit të PDK-së, u pa me maskë dhe duke shmanguar shtrëngimin e duarve.