Të gjithë në Barca shpresojnë në qëndrimin e Iniestas NULL NULL 19.03.2018 23:35 19.03.2018 23:35 Supermesfushori, Andres Iniesta, në fund të sezonit aktual mund të largohet nga Barcelona. Por të kundërtën e duan bashkëlojtarët e tij, shkruan Goal, përcjell Klan Kosova. Është portieri i skuadrës Marc-Andre ter Stegen që ka thënë se klubi është i bashkuar rreth dëshirës që spanjolli të mbetet aty edhe pas kësaj vere. “Ai është vendim personal, por që të gjithë shpresojmë që ai të qëndrojë pasi është njeri i madh”. “E dimë se na duhet të ecim para deri në fund të sezoni, por që ai na duhet tash edhe shumë e shumë vite të tjera”. “Po mendojmë për ta tashmen dhe ai do ta marrë vendimin. Shpresoj shumë që të qëndrojë, por që ai është i vetmi që e di se çfarë duhet të bëjë”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Zvicra publikon fanellat për Evropian, Xhaka: Mezi pres që së shpejti t'i vesh 21 orë më parë