Lajmet e fundit
Të martën ka nisur Champions League me gjashtë përballje, duke sjell emocione para sezonit të ri.
Nga Reali e Interi, te pesë sfidat e tjera, u folën sot në emisionin “Ora Shtatë”, transmeton Klankosova.tv.
Gazetarja e Klan Kosovës, Erblina Okrashtica u ndal në një detaj shumë të rëndësishëm, në atë se ku mund të ndiqni ndeshjet e këtij kompeticioni.
“Këtë herë nuk i kemi ato dilemat që i kemi pasur për Botëror se ku kemi me e pa ndeshjen, pasi të gjitha ndeshjet do të transmetohen në Artmotion”, tha ajo në Klan Kosova.
Sa i përket nisjes së kësaj lige, Dardan Idrizi foli rreth përballjes Real Madrid-Inter.
“Mbrëmë, Interi luajti futboll kurse Real Madridi fitoi lojën”, u shpreh ai.
Nga ana tjetër, Kristi Sejatllari tha se rikthimi i Mourinho e ka bërë më special futbollin në Evropë.