Të gjitha ndeshjet e Champions League në Artmotion: Kanalet, orari dhe gjithçka duhet ditur NULL NULL nga Arbon Flugaj 14.09.2021 13:00 nga Arbon Flugaj 14.09.2021 13:00 Aroma e kompeticionit më prestigjioz europian për klube, UEFA Champions League fillon të dëgjohet këtë të martë në platformën numër një në vendin tonë, Artmotion. Ndeshje spektakolare, yje, gola të shumtë dhe emocione pa fund do të përjetohen nga kjo mesjavë e për shumë sezone radhazi vetëm në kanalet Art Sport. Të martën në transmetim do të vijnë 8 ndeshje nga UEFA Champions League dhe poashtu një tjetër nga UEFA Youth League. Transmetimet maratonike nga garat e UEFA-së nisin me ndeshjen e të rinjëve mes Bayern Munich dhe Barcelona e cila nis në ora 16:00, transmetohet në Art Sport 2 dhe komentohet nga Avni Tifeku. Nga ora 18:45 na presin dy sfida të tjera mjaftë interesante. Në Art Sport 2 nga ora 18:45 vjen përballja e Grupit G mes Young Boys dhe Manchester United e cila sjellë yjet Ronaldo, Fernandes dhe Pogba teksa komentohet nga Emanuell Syla. Në po të njejtin orar mirëpo në Art Sport 3 do të transmetohet Sevilla – Salzburg nën komentimin e Valon Krasniqit. Pas këtyre dueleve koha për të pushuar është fare e shkurtër, pasi duke nisur nga ora 21:00 në transmetim do të jenë edhe 6 përballje të tjera nga Grupet E,F,G,H. Në Art Sport 1 nën komentimin e Arlind Sadikut vjen ndeshja kryesore e natës, Barcelona – Bayern Munich. Në Art Sport 2 transmetohet dueli mes kampionëve në fuqi, Chelsea dhe skuadrës së Zenit St. Petersburg të cilën do e komentoj Naim Selmani. Art Sport 3 është rezervuar për duelin mes kampionëve suedez të Malmoe dhe skuadrës së famshme italiane, Juventus. Lirim Peci do të jetë komentator i kësaj sfide teksa në Art Sport 4 do iu pres Jon Ajeti me sfidën mes fituesëve të Europa Ligë, Villarealit dhe Atalantës. Dueli mes Lille dhe Wolfsburg do të transmetohet në Art Sport 5 nën komentimin e Avni Tifekut kurse në Art Sport 6 përballja Dynamo Kyiv – Benfica do të vijë me komentator Engjëll Bërbatovcin. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Zvicra publikon fanellat për Evropian, Xhaka: Mezi pres që së shpejti t'i vesh 22 orë më parë