Të famshmit e dhënë pas kukullës “Labubu”, ndër ta edhe Dua Lipa NULL NULL 02.07.2025 16:58 02.07.2025 16:58 Numri i të famshmëve që publikuan fotografi duke e mbajtur kukullën “Labubu” në varëse të çelësave, u rrit ndjeshëm ditëve të fundit, kur kjo lodër u bë fenomen. Artistja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, u fotografua me një kukull Labubu pink e hapur, derisa këngëtarja nga ishujt “Barbados” Rihanna, mbante një “Labubu” në çantën e saj Louis Vuitton por me ngjyrë pink më të mbyllur. Ish-kapiteni i Anglisë, David, zbuloi këtë javë se vajza e tij, Harper, 13 vjeç, i kishte blerë një të tillë, duke treguar një foto të një personazhi të rrallë të botimit “sekret”. Poashtu me këtë lodër, fotografi publikoi edhe Kim Kardashian. / Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.