Të enjten pritet të mbërrijnë në Shkup kufomat e aksidentit tragjik NULL NULL 29.11.2021 19:12 29.11.2021 19:12 Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, bëri të ditur se të enjten, më 2 dhjetor, ëhstë planifikuar të arrijnë në Shkup kufomat e aksidentit të 23 nëntorit, që ndodhi në Bullgari. “Pas komunikimit të sotëm me prokurorin bullgar Z. Sarafov kompetent për tragjedinë e 23 nëntorit në Sofje, dua të informoj se dorëzimi i kufomave të bashkëqytetarëve tanë që humbën jetën në këtë tragjedi nga instituti i mjekësisë ligjore në Sofje planifikohet për të enjten, 2 dhjetor 2021”, ka shkruar Osmani në Facebook. Osmani përmes një postimi në Facebook, tha se transportimi i trupave të pajetë të tragjedisë do të bëhet përmes avionit, njofton Klankosova.tv “Qeveria bullgare u përgjigj pozitivisht kërkesës sonë që transporti të bëhet me avion të R. Bullgarisë deri në aeroport të Shkupit të njëjtën ditë ose të nesërmen, e premte 3 dhjetor, prej ku me protokoll shtetëror do dorëzohen familjarëve nëpër shtëpitë e tyre. Për detajet tjera mbetem në komunikim të drejtpërdrejtë me familjarët dhe opinioni do të informohet në kohë”, ka shkruar tutje ministri.
Big Brother VIP Xhuli: Gabimi im më i madh këtu është ofendimi që i bëra Stresit duke e quajtur "legen" (VIDEO) 01/02/2023
Big Brother VIP Andi-Gresës: A e din kur njeriu është për ty? Kur gjendet për ty edhe në momentet më të vështira (VIDEO) 01/02/2023