Të enjten do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë në Lipjan Pa furnizim me ujë të pijshëm për shkak të ndërprerjes së furnizimit me energji elektrike nga ana e KEDS, mbesin 10 mijë konsumatorë ose 38 mijë banorë të komunës së Lipjanit. NULL NULL 09.08.2022 19:31 09.08.2022 19:31 Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar se të enjten duke filluar në orën 11:00 e deri në orën 15:00 do të ketë ndërpreje të furnizimit me ujë në Lipjan. Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësja Arjeta Mjeku e cila ka theksuar se kjo do të ndodhë për shkak të furnizimit me energji elektrikem njofton Klan Kosova. “Të nderuar konsumatorë të komunës së Lipjanit, ju njoftojmë se më datë 11 gusht (e enjte) do të ketë ndërprerje të furnizimit me energji elektrike në disa stacione të pompimit, puse dhe objektin administrativ, me ç’rast po në të njëjtën kohë do të ndërpritet edhe furnizimi me ujë të pijshëm duke filluar nga ora 11:00-15:00”. Pa furnizim me energji elektrike mbesin: ︎Objekti Administrativ i ujësjellësit në Lipjan, ︎Stacioni i pompimit në Lipjan që furnizon me ujë të pijshëm Lipjanin dhe gjashtë fshatra( Jeta e Re, Grackë e vjetër, Suhadoll, Hallaq i Madh, Ruvc i Ri dhe Ruvc i Vjetër), ︎Stacioni i pompimit në fshatin Konjuh që, funizon 16 fshatra ( Gadime e Epërme ,Gadime e Ulët,Gllavicë, Marevc,Babush,Qallapek, Bujari, Banullë, Gllogovc, Janjeva, Teqe,Gushtericë e Epërme, Gushtericë e Ulët, Dobrotin ,Livagjë, Knjuh dhe në tërësi QMI-ja). ︎Stacioni i pompimit në fshatin Sllovi.Pa furnizim me ujë të pijshëm, për shkak të ndërprerjes së furnizimit me energji elektrike nga ana e KEDS, mbesin 10.500 konsumatorë ose 38.000 banorë të qytetit dhe fshatrave të komunës së Lipjanit. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Osmani: Mandati i KFOR-it, vetëm si reagues i tretë – nuk bëhet fjalë për marrje të kompetencave 20 orë më parë