Të dyshuarit për vjedhje i ikën policisë, arrestohen pas 10 minutash NULL NULL 27.01.2020 14:18 27.01.2020 14:18 Policia e Kosovës, konkretisht Njësiti i Hetimeve pranë Stacionit Policor në Klinë, sot rreth orës 04:40 kanë qenë duke zhvilluar patrullime me ç’rast kanë hasur tre persona të dyshuar të cilët kur kanë vërejtur patrullën kanë ikur. Pas dhjetë minutave, hetuesit policorë kanë arritur që t’i arrestojnë të dyshuarit: P. D. i lindur me (1992) S. Ll. i lindur me (2000) P. P. i lindur me (1986) Personat e arrestuar janë të dyshuar për disa vepra të vjedhjes së rëndë në zonën e Klinës. Të dyshuarit pas intervistimit me urdhër të prokurorit janë ndaluar për 48 orë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Bulliqi bën homazhe në 25-vjetorin e masakrës së familjeve Bogujevci, Duriqi dhe Llugaliu 1 orë më parë
Kosova Kusari-Lila “e pengon” Tahirin teksa flet në foltore: Këtë detyrë duhet ta kryej Glauku, jo unë 3 orë më parë