Të djegurit nga shpërthimi në Ferizaj, Aliu: 20 vjeçarja në gjendje të rëndë

Të djegurit nga shpërthimi në Ferizaj, Aliu: 20 vjeçarja në gjendje të rëndë

NULL NULL
2 months më parë

Gjashtë të lënduar rëndë si pasojë e shpërthimit të bombolës së gazit në një nga restaurantet e Ferizajt, po trajtohen në shtetet e jashtme.

Konkretisht katër nga këta po trajtohen në Turqi, ndërkaq dy prej tyre janë në Austri.

Lidhur me gjendjen e tyre ka folur kryetari i Komunës së Ferizajt Agim Aliu.

Aliu i tha Klan Kosovës se përmirësimet e tyre janë graduale.

“Jemi në kontakt të vazhdueshëm me familjarët dhe personat të cilët i kemi angazhuar për t’i ndihmuar familjet qoftë Austri apo Turqi, me shërbime logjistike apo edhe përkthim. Gjendja e pacientëve është e rëndë dhe përmirësimet janë duke shkuar gradualisht”.

“Siç edhe keni me siguri keni informacion dy prej tyre që po trajtohen në Austri kanë dalë nga koma artificiale. Ata tani janë të vetëdijshëm se janë në trajtim në spital jashtë vendit”.

Kreu i Ferizajt njoftoi se gjendja e vajzës 20 vjeçare paraqitet akoma të rënduar.

Ai theksoi se edhe tek pronari i “Steak House” është e rëndë.

Siç tregon kreu i Ferizajit, tek ai janë kryer disa intervenime.

“Vajza 20 vjeçare e ka gjendjen më të rënduar. Ka hyrë edhe në dializë. Domethënë ka probleme edhe me veshkë edhe me organe të tjera vitale. Ndërhyrja tek kjo është e pamundur”.

“Edhe tek pronari i “Steak House” janë kryer disa intervenime. Ky ka kryer më së shumti intervenimet”.

Agim Aliu thotë se qytetarët e Ferizajt kanë filluar t’i heqin nga përdorimi bombolat e gazit.

Madje sipas tij në Qendren Tregtare ku ka ndodhur shpërthimi është bërë me vendim që të mos përdorët bombola e gazit.