Të diplomuarit në “Haxhi Zeka” të punësuar në mbi 30 institucione NULL NULL 01.03.2023 09:54 01.03.2023 09:54 Zyra për Zhvillimin e Karrierës e Universitet të Pejës “Haxhi Zeka”, në bashkëpunim me shoqatën e të diplomuarve “ALUMNI” kanë bërë një studim mbi punësueshmërinë e të diplomuarve të këtij universiteti, të inkurajuar nga rektori Armand Krasniqi. Sipas të dhënave të studimit me 1002 respondentë përmes anketës së realizuar në 5 komunat e regjionit të Pejës, që janë të diplomuar në pesë njësi akademike të “Haxhi Zekës”, në nivelin bachelor dhe master kanë pasur mundësinë të punësohen në mbi 30 institucione të ndryshme. “Nga analiza e këtij studimi rezulton se 65% e të diplomuarve të UHZ janë të punësuar ne sektorin privat dhe publik, nga të cilët rreth 3 përqind deklarohen si të vetëpunësuar”. Analiza e kësaj natyre mbi punësimin e të diplomuarve i ndërmarrë nga vet universitetet është mjaft i rrallë në tërë vendin. Bëhet e ditur se “Haxhi Zeka” ka bërë studim të kësaj natyre për herë të parë dhe ajo do të jetë në funksion të ndryshimeve strategjike të parapara ne planin e zhvillimit të institucionit 2023-2025. Studimi në fjalë është realizuar nga anëtaret e ALUMNI, Rozafa Hajdari dhe Njomza Jupa nën udhëheqjen e ekipit nga zyra e karrierës: Abedin Selimaj dhe Nora Draga dhe studentët e Universitetit “Haxhi Zeka”: Artur Morina, Leart Berisha dhe Sihana Mustafa. Rezultatet e dala janë analizuar dhe përpunuar nga autoret me kujdes të shtuar, janë paraqitur në forma grafike të avancuara, ndërsa rezultatet janë krahasuar dhe interpretuar në mënyrë profesionale. Rezultatet janë krahasuar me të dhënat e publikuara nga ASK lidhur me nivelin e punësimit në përgjithësi. Studimi i plotë është publikuar në ueb të UHZ dhe mund ta gjeni në vegzën si më poshtë: https://unhz.eu/raporti-nga-analiza-e-punesueshmerise-se-te-diplomuarve-te-uhz-se/
Kosova Tahiri: Si opozitë s’jemi ne përgjegjës t’i japim drejtim çështjes së Asociacionit, por Kurti 2 months
Kosova PDK: Qeveria Kurti po e zhyt vendin në krizë, propozojmë shfuqizimin e rivlerësimit për tatim në pronë 2 months