Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Të dhëna interesante për duelin Gjermania-Japonia

NULL NULL
nga Shpend Spahija 23.11.2022 14:02

Dueli në mes të Gjermanisë dhe Japonisë është në kuadër të grupit “E” dhe zhvillohet në stadiumin “Khalifa” në kryeqytetin Doha.

Trajneri Hansi Flick do ta udhëheqë Gjermaninë në botërorin e 17-të me radhë të kësaj kombëtare, pas një kampanje të kualifikimeve dominuese me 27 pikë, falë 9 fitoreve dhe vetëm 1 humbje nga 10-të ndeshje, më shumë se çdo shtet tjetër nga Evropa. Gjermanët realizuan 36 gola gjatë kësaj kohe, duke pësuar vetëm 4 herë.

Gjermania ka kujtime jo të mira gjatë katër vjetëve të fundit, pasi nuk arritën fazën çerekfinale as në Botërorin e 2018, e as në Evropianin 2020.

Për japonezët ky është Botërori i 7-të me radhë që kualifikohen. “Samurait e kaltër” kanë pësuar vetëm 6-të gola nga 18-të ndeshje kualifikuese.

Japonia do ta ketë shumë të vështirë në grupin e saj, pasi do t’i ketë përballë kampionët e vitit 2014, gjermanët dhe të vitit 2010, spanjollët.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.