Të burgosurit e Smrekonicës i shkruajnë presidentes me disa kërkesa (VIDEO) NULL NULL nga Qendresa Sinani 16.04.2021 20:23 nga Qendresa Sinani 16.04.2021 20:23 Të burgosurit e Qendrës Korrektuese në Smrekonicë i kanë dërguar letër publike presidentes Vjosa Osmani, kryeministrit Albin Kurti dhe Ministres së Drejtësisë Albulena Haxhiut. Në të ata u ankuan se janë e vetmja kategori që janë diskriminuar gjatë kohës së pandemisë duke ua ndaluar vizitat e familjarëve, por edhe vikendet në shtëpi. Megjithatë, përveç problemeve me ndalesat për shkak të virusit, në kërkesën e drejtuar institucioneve të reja të privuarit nga liria kërkuan nga presidentja të përfitojnë më shumë persona nga falja e dënimeve prej saj, por edhe lirimin me kusht për ata që i plotësojnë kriteret. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dhuna në familje, tre raste në Prishtinë e dy në Fushë Kosovë brenda 24 orëve 34 minuta më parë