Të bashkuar apo të ndarë? Stresi akoma e quan “grua” Keisi Medinin (FOTO) NULL NULL 26.09.2022 23:58 26.09.2022 23:58 Akoma janë të martuar ligjërisht, por çifti Stresi dhe Keisi Medini, jo rrallë herë pushtojnë kryetitujt e medieve rozë, duke u përfolur herë për ndarjE e herë për ribashkim. Së fundmi, rep artisti Stresi, emri i vërtetë i të cilit është Arkimed Lushaj, e ka publikuar një fotografi të këngëtares, Keisi Medini teksa pos imazhit, vëmendje ka marrë edhe mbishkrimi i vendosur nga ai. “Eh moj gru, u rrite”, ka shkruar artisti i hitit “Jena bo tym”, ndërsa nuk munguan as reagimet e fansave, të cilët iu gëzuan ribashkimi të dyshes, Stresi dhe Keisi. Vetëm pak javë më parë, Stresi kishte vënë në pikëpyetje raportin e tij me Keisin, pasi përgjigjes që i kishte dhënë një fansi përmes një storie në llogarinë e tij të Instagramit, ku ai ishte pyetur “A ka goca të mira a s’ka më?”. “Normal që ka por nuk i sheh dot do punë puna për goca të mira se ne jemi mësuar me këto mendjelehtat”, shkroi Stresi aso kohe përmes një imazhi, të cilin më vonë e kishte fshirë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.