Të mirat dhe të metat e internetit dhe teknologjisë (VIDEO) NULL NULL nga Iliri Pireva 20.11.2020 22:27 nga Iliri Pireva 20.11.2020 22:27 Me orë të tëra nuk e hiqte telefonin e mençur nga dora. Dalmat Ferizaj nisi të mësojë si ta përdorë atë qysh kur i kishte dy vjet. Prindërit nuk ia kufizuan kohën, e as nuk ia kontrolluan lojërat ose përmbajtjet që ai i konsumonte, njofton Klan Kosova. Ilir Ferizaj, babai i tij, thotë se u kujdesën t’ia ofrojnë të gjitha pajisjet e fundit teknologjike duke mos menduar që ato mund të ishin të dëmshme për të. Dyshimet megjithatë, nisën të shfaqen kur Iliri dhe bashkëshortja e tij vërejtën se diçka nuk ishte në rregull me sjelljen e Dalmatit, fëmijës së tyre të parë. Kjo sfidë ishte e rëndë për ta saqë menduan se humbën betejën në një kohë kur i biri po formonte personalitetin e tij. Pastaj, gjithë angazhimi i tyre u fokusua për ta reduktuar vartësinë e Dalmatit ndaj pajisjeve teknologjike. Ferizaj thotë se trajtimi serioz i këtij problemi solli rezultate të mira. Dalmati e kuptoi se ka një orar të caktuar dhe përmbajtje të kontrolluar, kur merr në dorë pajisjet teknologjike. Megjithatë, jo gjithçka shkoi për keq teksa djali shfrytëzonte internetin. Se kësaj dukurie nuk i kushtohet shumë rëndësi, e thotë edhe Teutë Zymeri nga Qendra për Studime te Avancuara, FIT që u mor më këtë problematikë nga viti 2011. Ajo përmend disa rreziqe qe sjell interneti për fëmijët. Sipas saj, Kosova, për dallim nga vendet e rajonit, nuk ka asnjë platformë ku do të raportoheshin faqet dhe përmbajtjet e dëmshme. Në Ministrinë e Arsimt thonë se kanë incuar programe që ndihmojnë tejkalimin e sfidave që kanë të bëjnë me zhvillimin e fëmijëve. “E kemi iniciuar dhe zhvilluar programin – pakon e udhëzuesve për mbrojtjen e fëmijëve në internet. Pakoja i ka katër udhëzues, dy për fëmijë, një për mësimdhënës dhe një për prindër. Kjo pako është punuar në harmoni me kërkesat e kurrikulës së re, ngaqë kuptohet kompetenca digjitale është e shkrirë në gjitha kompetencat tjera (Sepse interneti përdoret në çdo fushë)”, tha Merita Jonuzi, zyrtare nga Ministria e Arsimit. Në këtë dikaster thonë se aktualisht pakoja po përdoret në shumë shkolla e komuna, kryesisht për lëndë zgjedhore, ndërsa që është e përfshirë edhe si çështje ndërkurrikulare. Për t’i praktikuar këto pako janë zhvilluar trajnime të mbështetura nga OSBE-ja, ku në fazën e parë morën pjesë 166 mësimdhënës dhe koordinatorë të cilësisë nga 25 komuna të Kosovës. Përveç udhëzuesve dhe trajnimit, MASH ka nxjerr edhe udhëzimin administrativ 1/2019 për mbrojtën e fëmijëve në internet, me të cilin besohet se kjo temë e ndjeshme do të adresohet siç duhet nga të gjitha shkollat. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Hoxha: Grupe kriminale serbe po përgatiten për sulm në veri, ushtria po i ndihmon për kalim më të lehtë 10 orë më parë