Taylor Swift dhe Harry Styles “rrëmbejnë” trofe në iHeartRadio NULL NULL 28.03.2023 20:45 28.03.2023 20:45 “Anti-Hero” e Taylor Swift u zgjodh Kënga e Vitit dhe Harry Styles u emërua Artisti i Vitit në iHeartRadio Music Awards. Ky ishte çmimi i dytë i natës për Swift, e cila mori edhe çmimin iHeartRadio Innovator. Ky çmim i jepet çdo vit një artisti që ka kontribuar në kulturën popullore. Marrësit e mëparshëm ishin Pharrell Williams, Justin Timberlake, U2, Bruno Mars, Chance the Rapper dhe Alicia Keys. Në pranimin e çmimit, Swift tha se ajo kurrë nuk synoi të ishte një novatore si muzikante. Styles nuk ishte i pranishëm në ceremoninë e ndarjes së çmimeve, por shprehu falënderime përmes një videoje të regjistruar paraprakisht. Ndërkohë, Doja Cat u shpall Artistja më e Klikuar e Vitit. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS
Kulturë Figura e zotit grek të dashurisë hipur mbi një delfin u gjet në qytetin antik italian 16/04/2023