Taylor Swift bëhet virale në mediat sociale, i elektrizohen flokët gjatë performancës (VIDEO) NULL NULL 21.03.2023 18:21 21.03.2023 18:21 Këngëtarja e muzikës pop, Taylor Swift mund të mos e ketë planifikuar që këtyre ditëve të bëhej virale në mediat sociale, por flokët e saj e shndërruan në një të tillë. E gjithë situata ndodhi, përderisa Taylor ishte duke interpretuar hitin e saj të dikurshëm “I knew you were trouble” në stadiumin “State Farm” të Arizonës dhe flokët e veta dukeshin se janë ngritur nga elektriciteti. Pamjet nga momenti spontan i yllit të hitit “You belong with me” u bënë virale dhe përdoruesit e mediave sociale, sidomos në TikTok kanë bërë pafund shaka me Swift. “Sa më shumë e shikoj këtë, aq më qesharake bëhet”, shkroi një komentues, derisa një tjetër u shpreh duke thënë – “E di që Taylor po e shikon këtë video dhe po qesh fort”. Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS. @gerrrrrry27 her hair lol💀… No its Ashley 😹 @Taylor Swift #theerastour #taylorswift ♬ original sound – Gerrrrrrald