16:58, 22 Gusht 2019

Taylor Swift ka shkëlqyer në skenë gjatë performancës për Good Morning America para debutimit të albumit të saj Lover në Central Park të New Yorkut.

Superylli 29-vjeçar i performoi tre këngët e saj hite: “Me”, “You need to Calm Down” dhe “Shake it Off”.

Taylor po ashtu e dha edhe një intervistë  ku foli rreth këngës “Lover”, e cila do të jetë në dispozicion gjatë mesnatës.

“Lover është kënga për të cilën jam shumë krenare. Videoklipi do të publikohet sonte. Jam e befasuar që kam fansa që presin këtu si duke kampuar vetëm për mua. Më duhet t’i them faleminderit”, u shpreh Taylor.

Konkurs Pune

Lexo më shumë