Tavani i borxhit, Biden dhe republikanët me shpresë në marrëveshje - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Tavani i borxhit, Biden dhe republikanët me shpresë në marrëveshje

NULL NULL
17.05.2023 10:27
Joe Biden

Presidenti i ShBA-së, Joe Biden dhe krerët republikanë kanë shprehur optimizëm se një marrëveshje për rritjen e tavanit të borxhit amerikan është në cep të arritjes.

Shpresa vjen pas një takimi emergjentë të zhvilluar në Shtëpinë e Bardhë, raporton BBC, transmeton KlanKosova.tv.

Në anën tjetër ka qenë zëdhënësi i Dhomës së Përfaqësuesve, Kevin McCarthy, që ka treguar para reporterëve që të dyja palët ende janë larg.

Kjo bllokadë e ka detyruar presidentin Biden që ta anulojë një udhëtim jashtë vendit. Pa një marrëveshje, ShBA mund të përfundojë në një mospagesë katastrofike borxhi prej 31.4 trilionë dollarësh, para 1 qershorit.

Një dështim i qeverisë amerikane për t’i përfunduar obligimet me borxhin mund të shkaktojë një kaos financiar global.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS