Tatimi në pronë, paguesve pritet t’u falen 100 euro (VIDEO) - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Tatimi në pronë, paguesve pritet t’u falen 100 euro (VIDEO)

NULL NULL
nga Agnesa Sahiti 29.04.2023 20:24

Afati po kryhet e 100 euro ende s’u falën. Kësti i parë i tatimit për pronën kishte kohë të paguhej deri më 30 prill. E për ata që s’e kryen këtë  pagesë ligji parasheh ndëshkime.

“Aplikohet 10 për qind në pjesën e papaguar si gjobë, dhe 0.65 për qind  po ashtu në pjesën e pa paguar të këstit të parë si interes, saktësisht nëse një qytetar në këstin e parë e ka pasur për obligim të paguaj 100 euro, më 1 maj me automatizëm do të ndëshkohet.” tha Jeton Abazaj, Kryesuesi i drejtorëve të Financave, Asociacioni i Komunave të Kosovës.

Abazaj tregoi që qytetarët kanë hezituar ta paguajnë tatimin para miratimit të Projektligjit për Tatimin në Pronë në Kuvend. Ky në fakt ishte pjesë e mbledhjes së kryesisë të hënën që u shty në mungesë kuorumi.

“Pikërisht për këtë ne kemi kërkuar nga Ministria e Financave të shtyjë afatin e pagesave e ankesave.” tha tutje Abazaj.

E nga Ministria e Financave nuk e përmendën mundësinë e shtyrjes së afatit, veçse pohuan që 100 euro do t’iu falen edhe atyre që e kanë shlyer borxhin.

“Falja vlen edhe për qytetarët që tashmë kanë paguar faturën e tatimit në pronë, dhe me rastin e hyrjes së ligjit në fuqi, pagesa që kanë bërë, u llogaritet si parapagim për këstet e tjera” bëri të ditur Antoneta Azemi, nga kabineti i ministrit, Hekuran Murati.

Rritja e faturave të tatimit në pronë u bë pas vlerësimit të përgjithshëm të tokave dhe objekteve rezidenciale që Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve bëri në fund të vitit të kaluar. Derisa kësti i dytë i tatimit mund të paguhen deri në fund të muajit shtator.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.