Tashmë të gjithë siguruesit në vend janë në përputhje me kërkesat ligjore të BQK-së NULL NULL 3 months më parë 3 months më parë Banka Qendrore e Kosovës ka njoftuar se nga 31 marsi i këtij viti të gjithë siguruesit që ushtrojnë aktivitetin e sigurimeve në vend janë në përputhje me kërkesat ligjore të këtij institucioni. Ky njoftim vjen si hap që BQK-ja ka ndërmarrë një mori reformash e masash me qëllim që sektori i sigurimeve të sigurojë pajtueshmëri me kornizën ligjore në fuqi, transmeton KlanKosova.tv. “Duke marrë parasysh faktin që sektori i sigurimeve në Kosovë është tërësisht i kapitalizuar dhe në pajtim me kërkesat ligjore në fuqi, BQK-ja, në bashkëpunim me Bankën Botërore, janë duke ndërmarrë veprimet përfundimtare për të liberalizuar tregun e produktit të autopërgjegjësisë. Që nga data 4 prill 2022, në BQK janë duke qëndruar ekspertët e Bankës Botërore, me të cilët do të dizajnohet modeli i ri i primit të bazuar në rrezik dhe udhërrëfyesi për solvencën 2”, thotë kumtesa. “Si rezultat i këtyre masave të ndërmarra, gjatë tre vjetëve të fundit, aksionarët e disa prej siguruesve kanë injektuar kapital në vlerë mbi 16 milionë euro”.
Lajme Rama kthehet nga Samiti i NATO-s, paralajmëron mbarësi në çeljen e negociatave për anëtarësim në BE 30.06.2022 21: 38
Kosova Abdixhiku: Kurti, kryeministri i parë në botë në histori që e mëton zhvillimin me skema sociale (VIDEO) 30.06.2022 21: 32
Video Lajme Varroset Vjosa, artistja që i dha festival të madh Prishtinës - 30.06.2022 - Klan Kosova 30.06.2022 21: 20