Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Tash na duhet qeveria për ta zbatuar Rezolutën mbi gjenocidin e kryer nga Serbia”

NULL NULL
15.01.2020 19:23

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se nesër bëhen tetë muaj prej kur Kuvendi i Kosovës e ka miratuar rezolutën mbi gjenocidin e kryer nga Serbia në Kosovë.

“Aty u vendos që 15 janari, pra dita e masakrës së Reçakut, të shpallet Ditë e Përkujtimit të gjenocidit ndaj shqiptarëve në Kosovë. Rezoluta i referohet konventave, deklaratave, gjykatave, rezolutave dhe raporteve të ndryshme ndërkombëtare”.

“Në bazë të të dhënave zyrtare listohen faktet e krimeve të gjenocidit, krimeve kundër njerëzimit dhe krimeve të luftës në Kosovë. Rezoluta përmban kërkesa ndaj Serbisë por edhe zotime tonat si shtet për të sjellur drejtësi, reparacion e rehabilitim për viktimat”.

“ Miratimi asokohe u bë me 79 vota PËR. Nuk është që Kuvendi i Kosovës nuk ka marrë edhe këso vendimesh të mira, prandaj tash na nevojiten qeveri dhe institucione të vullnetshme që do t’i respektonin e zbatonin ato”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Nesër bëhen tetë muaj prej kur në Kuvendin e Republikës u miratua Rezoluta mbi gjenocidin e kryer nga Serbia në Kosovë….

Publiée par Albin Kurti sur Mercredi 15 janvier 2020

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.