Tash, mund ta pyesni edhe komunën e Mimozës NULL NULL 04.05.2015 09:25 04.05.2015 09:25 Sot në Gjakovë nis aktiviteti katër ditor i quajtur “PYT” komunën tënde, ku qytetarët do të kenë mundësi t`i bëjnë pyetje komunës përmes një kamere e cila do të vendoset në qendër të qytetit brenda një kabine. Sot në Gjakovë nis aktiviteti katër ditor i quajtur “PYT” komunën tënde; aktivitet ky i implementuar në kuadër të projektit të UNDP-së, “Mbështetja e Përpjekjeve Kundër Korrupsionit në Kosovë (SAEK)” në bashkëpunim me komunën e Gjakovës. “Gjatë kësaj fushate qytetarët do të ftohen për të bërë pyetje për komunën e tyre, përkatësisht komunën e Gjakovës, përmes një kamere e cila do të vendoset në qendër të qytetit brenda një kabine. Pas kësaj, zyrtarët përkatës të komunës do të përgjigjen për pyetjet e bëra po ashtu përmes videos – mirëpo prej zyreve të tyre. Një version i edituar i videos me pyetje dhe përgjigje do të transmetohen në stacionet e medias lokale, webfaqet komunal dhe ëebfaqen të UNDP-së. Kabina është paraparë të vendoset dy ditë në qendër të qytetit, përkatësisht përballë hotel “Pashtriku”-të pranë parkut të qytetit (4-6 Maj), dhe dy ditë afër kafeve në pazarin e qytetit (7 -8 Maj)” bën të ditur zyra për informin e Komunës së Gjakovës.. Qëllimi i këtij aktiviteti është që t`ju ofroj qytetarëve mënyra më inovative dhe të lehta për të komunikuar me zyrtarët komunal në lidhje me çështjet që i preokupojnë ata. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Një muaj paraburgim ndaj njërit prej tre të dyshuarve për sulmin terrorist në Banjskë 13 orë më parë
Kosova Prokuroria thotë se trupi i pajetë i gjetur sot në Banjskë ishte i sulmuesit të tretë 16 orë më parë
Kosova ‘’Derisa të identifikohen qartë fajtorët’’, për BE-në ende i paqartë fakti se terroristë serbë vranë policin e Kosovës 17 orë më parë