“Tarifat s’i përcakton ministria po universiteti” NULL NULL 06.12.2018 08:15 06.12.2018 08:15 Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, shkroi në rrjetin social Twitter lidhur me vendimin e qeverisë për tarifën që studentët duhet të paguajnë për një vit akademik, apo edhe për tarifën shtesë që u vendos nga universitetet për provimet përsëritëse të vjeshtës ,transmeton Klan Kosova. “Thjesht e vërteta: 1. Tarifat s’i përcakton ministria po universiteti 2. Asnjë tarifë s’është rritur nga 2014 3. VKM për tarifën e mbetësve është kërkuar nga universitetet 4. Efekti i VKM nis vitin tjetër 5. Ministrja u ka sugjeruar sot universiteteve të konsiderojnë rishikimin e VKM”, – shkruan Kryeministri Rama, në Twitter. Pas Ramës, ministrja e Arsimit Lindita Nikolla ka konfirmuar në mbrëmje se qeveria do të plotësojë një prej kërkesave të studentëve. Sipas saj qeveria është e gatshme të heqë dorë nga VKM-ja nr.282 për ligjin e Arsimit të Lartë, tarifën për lëndët e mbartura. Sipas ministres qeveria është e gatshme për të dialoguar, ndërsa shtoi se do të jenë vetë universitetet dhe fakultetet ato që të vendosin lidhur me këtë tarifë nëse duhet aplikuar apo jo. Thjesht e vërteta: 1.Tarifat s'i përcakton ministria po universiteti 2.Asnjë tarifë s'është rritur nga 2014 3.VKM për tarifën e mbetësve është kërkuar nga universitetet 4.Efekti i VKM nis vitin tjetër 5.Ministrja u ka sugjeruar sot universiteteve të konsiderojnë rishikimin e VKM — Edi Rama (@ediramaal) December 5, 2018 *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Konjufca kundër LVV-së: S'duhet të bllokohet krijimi i komisioneve hetimore të opozitës 10 minuta më parë
Ekonomi Bislimi takohet me Xiaoqing Yu të Bankës Botërore, përmendet avancimi i Kosovës drejt integrimit në SEPA 11 minuta më parë