Tapa e vodkës e shpëton barkën nga përmbysja (Foto) NULL NULL 01.06.2016 12:05 01.06.2016 12:05 Një pronar i një barke e shpëtoi atë nga përmbytja duke e mbyllur vrimën e hapur me një tapë të shishes nga vodka, transmeton Klan Kosova. Joseph Lehr dhe dy miqtë e tij ishin duke lundruar afër plazhit Rockaway në Queens, kur barka e tyre filloi të mbushet me ujë rreth 180 metra larg bregut. Një pompë po e pastronte ujin, por jo aq shpejt sa duhej. Në atë moment Joseph Lehr u zhyt në ujë dhe u tregua kreativ. “E përdora një tapë nga shishja”, tha Lehr, pa bluzë dhe i lagur me ujë pas aventurës së papritur. Ai pësoi disa gunga dhe të nxira nga kjo përvojë e hidhur, por e anuloi udhëtimin për në spital. “Lehr na shpëtoi të gjithëve. Nuk do t’ia kishim dalë kurrë po të mos e bënte atë që e bëri”, tha miku i tij Michael Clapman. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kuriozitete MrBeast dhuron 500 mijë euro, kush është shqiptari që i fitoi 50 mijë prej tyre (VIDEO) 2 weeks