Tanjug: Lista Serbe e quan Haradinajn kriminel lufte - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Tanjug: Lista Serbe e quan Haradinajn kriminel lufte

NULL NULL
25/02/2017

Lista Serbe, përmes një deklarate të dhënë për Tanjug, ka thënë se urimi për liri i ish-presidentit kroat, Stipe Mesiq, për kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, tregon qartë fytyrën e vërtetë të tij.

Më tutje Lista Serbe thotë se Mesiq është ish-president rrënues shtetesh, nxitës dhe pjesëmarrës krenar për rolin e tij në shkatërrimin e një shteti, përmes luftës, që bëri të vuajnë serbë, myslimanë e kroatë, transmeton Klan Kosova.

“Mesiq u është bashkuar lobistëve shqiptarë, i cili për para të përgjakura, të fituara me tregti me narkotikë dhe organe njerëzore, është i gatshëm të bëjë gjithçka, bile edhe kriminelët e luftës t’i quajnë miq”, thuhet në reagimin e Listës Serbe.

Kjo vie pas deklaratës së Mesiq, i cili gjatë vizitës në selinë e AAK-së, qe shprehur se shpreson në lirimin sa më të shpejtë të mikut të tij Haradinaj.