Tamron Hall tregon pse e mbajti të fshehur shtatzëninë NULL NULL 22.05.2019 18:00 22.05.2019 18:00 Tamron Hall ka folur rreth shtatzënisë së saj në moshën 48 vjeçare. “Isha në rrezik të lartë jo vetëm për shkak të moshës sime por kishte shumë faktorë të tjerë mjekësor”, tha ajo në një intervistë për People, transmeton Klan Kosova. “Mjeku im më tha: “Ky është trupi juaj, shëndeti juaj”. “Isha e tmerruar që do të humbja këtë foshnje dhe do më duhej të kthehesha dhe t’ju them të gjithëve se tani kam një lajm të keq pasi kjo shtatzëni dështoi. Unë thjesht nuk isha e përgatitur për t’u marrë me këtë”, tha ajo. Tamron dhe bashkëshorti i saj Steven Greener mirëpritën djalin e tyre në muajin prill. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.