Talibanët kërcënojnë rojet afgane që punojnë në Ambasadën e Australisë në Kabul NULL NULL 29.05.2021 09:21 29.05.2021 09:21 Talibanët kanë kërcënuar publikisht rojet e sigurisë afgane që kanë punuar për Ambasadën e Australisë në Kabul të Afganistanit, e cila do të mbyllet shumë shpejt Qeveria australiane ka njoftuar se do të mbyllet ambasada duke shtuar se diplomatët e saj nuk janë të sigurt, shkruan The Guardian, transmeton Klankosova.tv. Shtetasit afganë të cilët janë të punësuar me kontratë nga Australia si roje të sigurisë në Ambasadë tregojnë se puna e tyre është e dukshme dhe se nuk do të jenë të sigurt brenda Afganistanit. Talibanët kanë thënë haptas se kushdo që ka punuar për ose ka përkrahur qeveritë e huaja apo forcat ushtarake është tradhtar, armik dhe do të vihet në shënjestër. Një roje bëri të ditur se ambasadat e vendeve me trupa në Afganistan po përballen me kërcënime dhe vdekje nga talibanët. Australia ka njoftuar se ambasada do të mbyllet me 28 maj, por rojet e sigurisë tregojnë se do të vazhdojnë të bëjnë punën e tyre deri me 15 qershor. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.