Talenti i veçantë i Lewis Hamilton - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Talenti i veçantë i Lewis Hamilton

NULL NULL
17/10/2015

Talenti i tij i vetëm nuk është shpejtësia.

Kampioni i Formula 1 Lewis Hamilton ka publikuar një fotografi në profilin e tij në instagram duke i rënë pianos.

Ai thotë se ka dashuri për muzikën dhe se i jep një ndjenjë të veçantë.

“Muzika më jep kaq shumë paqe. Më pëlqen të luaj në piano”, ka shkruar Hamilton në instagram.

Me anë të këtij postimi ai po ashtu ka bërë të ditur se po qëndron në Miami.

Hamilton është përfolur shumë për ndarjen nga këngëtarja e ish grupit Pussy Cat Dolls, Nicole Scherzinger. Më vonë ai është parë nën shoqërinë e modeles së famshme Kendall Jenner e u bënë thashetheme se ka hyrë në një lidhje romantike me këngëtaren Rihanna.

https://instagram.com/p/8750paL082/?taken-by=lewishamilton