Talebanët sulmojnë në Afganistan - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Talebanët sulmojnë në Afganistan

NULL NULL
14/05/2015
Një sulm që ka ndodhur në qendër të Kabul-it, duke lënë 11 viktima, është kryer nga grupet talebane. Ata kanë marrë përsipër kryerjen e sulmit dhe kanë deklaruar se trageti i tyre ishte hoteli për shkak se aty kishte edhe shtetas amerikanë.

Policia afgane ka bërë të ditur se të paktën 11 persona kanë vdekur në një sulm në një hotel në Kabul. Në mesin e viktimave ka edhe shtetas amerikanë.

Zyrtarët indianë dhe amerikanë, kanë thënë se një amerikan dhe dy indianë ishin në mesin e të vrarëve në Palace Park Hotel, transmeton KlanKosova.

Raportohet për dy të dyshuar të armatosur, në mesin e të vrarëve. Policia ka bërë të ditur se ata janë qëlluar para se ta kryenin sulmin vetëvrasës.

Talibanët kanë deklaruar se janë përgjegjës për sulmin.

“Sulmi ka qenë i planifikuar dhe target ka pasur mbrëmjen e organizuar në hotel, ku amerikanë dhe njerëz me ndikim do të ishin pjesëmarrës”, ka thënë grupi taleban në një deklaratë.

Sulmi ka zgjatur rreth pesë orë dhe ka përfunduar pasi policia kishte marrë nën kontrollë ndërtesën. Forcat e sigurisë kanë shpëtuar rreth 50 persona.

klankosova.tv