Talat Xhaferi takohet me Angela Merkel, e falënderon për përkrahjen dhe e njofton për procese të ndryshme - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Talat Xhaferi takohet me Angela Merkel, e falënderon për përkrahjen dhe e njofton për procese të ndryshme

NULL NULL
08/09/2018

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, ka takuar sot Kancelaren e Gjermanisë, Angela Merkel, e cila ka qëndruar për vizitë zyrtare në Shkup.

Xhaferi e ka njoftuar Merkel për procese nëpër të cilat po kalon Maqedonia dhe ka falënderuar atë për përkrahjen që shteti gjerman po ju jep, përcjell Klan Kosova.

“Në drekën e sotme të punës që për nder të kancelares gjermane, z-njës Angela Merkel e shtroi kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, z. Zoran Zaev, ku mori pjesë edhe Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Talat Xhaferi. Në atmosferë të sinqertë dhe transparente, kryetari Xhaferi e njoftoi kancelaren Angela Merkel me rolin e Kuvendit, të deputetëve dhe të grupeve parlamentare në udhëheqjen e fushatës për referendumin në të cilin qytetarët do të duhet të vendosin për marrëveshjen me Greqinë fqinje”, thuhet në lumtesën e Kuvendit të Maqedonisë.

“Ai veçanërisht e theksoi nevojën për një fushatë konstruktive dhe jashtëzakonisht pozitive, për arsye se bëhet fjalë për realizimin e interesave strategjikë të shtetit dhe të gjithë qytetarëve. Prandaj, shprehu besim në rezultatin pozitiv më 30 shtator. Në vazhdim, kryetari Xhaferi foli edhe për aktivitetet tjera parlamentare, para së gjithash për realizimin e reformave të cilat janë në frymën e fillimit të negociatave me BE-në. Me këtë rast, kryetari i Kuvendit, z. Talat Xhafer edhe njëherë shprehu falënderim për angazhimin personal të kancelares Merkel, si edhe për ndihmën e deritanishme që e pranojmë nga Gjermania, pikërisht në drejtim të realizimit të përcaktimeve tona strategjike, respektivisht anëtarësimi në BE dhe NATO”.

“Kancelarja Angela Merkel, edhe njëherë e vlerësoi pozitivisht rolin e Kuvendit në përgatitjen dhe zbatimin e referendumit dhe theksoi se Gjermania, edhe më tutje mbetet partner strategjik, si në proceset eurointegruese, ashtu edhe në marrëdhëniet bilateral”.