Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Taksa e Rrugës së Kombit, e nevojshme për mirëmbajtjen

NULL NULL
11.04.2018 13:29

Përfaqësuesja e Bankës Botërore në Shqipëri, Maryam Salim deklaroi sot se pagesat janë të nevojshme për mirëmbajtjen e rrugës.

Në konferencën për shtyp ku u prezantua “Raporti i 13-të ekonomik dhe rajonal”, duke iu përgjigjur interesit të gazetarëve lidhur me tarifën në rrugën e Kombit, Salim theksoi se “siç jeni në dijeni për sa i takon tarifës së rrugës IFC-ja, që është anëtare e grupit të Bankës Botërore, me kërkesë të qeverisë shqiptare ka qenë një nga kryekëshilluesit e studimit që ka paraprirë ky projekt i gjatë”.

“Sipas studimeve përkatëse është analizuar me shumë kujdes edhe niveli i tarifës, i pagesës së rrugës. Këto janë në përputhje me mesataret e rajonit dhe këshillimi është bërë që kjo tarifë e rrugës të mblidhet në një pikë të vetme të rrugës”, nënvizon Salim.

Ajo sqaroi se “pesë e strukturës së projektit ka qenë edhe skema e përdoruesve të rregullt me një pagesë më të ulët”.

“Unë jam në dijeni se ka ende disa diskutime dhe Kryeministri është shprehur se po shikojnë se cilat mund të jenë këto pagesa më të ulëta për popullsinë e zonës. Në përgjithësi si në çdo vend pagesat janë të nevojshme për të mirëmbajtur apo për të ndërtuar rrugë. Duhet mbajtur parasysh se çfarë masash merren për popullsinë lokale sigurisht”, tha Salim.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.