20:19, 12 Janar 2019

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se e mirëpret kritikën e liderit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, drejtuar Qeverisë së Ramush Haradinajt se me taksën ndaj prodhimeve serbe, po shpërfillet letra e presidentit amerikan, Donald Trump.

Madje, të shtunën ai u shfaq optimist se kjo masë do të largohet dhe për këtë tha se ka arsye, njofton Klan Kosova.

“Mbetet të shihet nëse shqiptarët do ta marrim këtë vendim, pasi tani e kanë më të lehtë, duke e pasur parasysh se LDK doli me këtë qëndrim, dhe ajo për momentin, sipas të gjitha hulumtimeve është partia më e madhe ndër shqiptarët”, tha ai.

Ndërkohë, Vuciq e pati një porosi për liderët opozitarë në Serbi, që një ditë më parë, në emër të mijëra qytetarëve që po protestojnë i kërkuan prezantim publik të platformës për Kosovën.

Kronikë e zgjeruar nga Mejreme Gashi

Konkurs Pune

Lexo më shumë