Takohet katërshja e liderëve NULL NULL 14.05.2015 09:09 14.05.2015 09:09 Gjatë ditës se sotme është njoftuar për mbajtjen e takimit të 4 liderëve kryesorë të Maqedonisë, kryeministrit Nikolla Gruevski, kreut të LSDM-së Zoran Zaev, kryetarit të BDI-së Ahmeti dhe atij te PDSH-se Menduh Thaçit. Ata do të ulen në një tavolinë për të gjetur zgjidhje rreth krizës së fundit në vend. Nga ana e saj ambasada amerikane në Shkup i vlerësoi dorëheqjet e zyrtarëve të lartë si një hap pozitiv në zgjidhjen e krizës aktuale politike dhe për lëvizjen e Maqedonisë përpara. Ambasada e SHBA-ve thekson se siç “është me rëndësi që liderët në Maqedoni të bëjnë hetim për keqpërdorimet e mundshme të qeverisë dhe të ndërmarrin hapa për reformim të institucioneve demokratike në vend. Si mik dhe partner i Maqedonisë, Shtetet e Bashkuara janë të gatshëm të ndihmojnë në këtë proces”, thuhet në deklaratën e ambasadës. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Jashari i reagon Deharit: Po e shtrembëroni kuptimin e aktgjykimit kushtetues dhe të drejtës parlamentare 25 minuta më parë
Lajme Oficeri i Hamasit: Bandat e kanë marrë kontrollin mbi Gaza, udhëheqja jonë politike është shkatërruar 39 minuta më parë
Kosova Gruda, Deharit: S’pati guxim ta lexojë aktgjykimin deri në fund – votimi i fshehtë, shkelje kushtetuese 42 minuta më parë