21:53, 16 Maj 2019

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski priti sot në takim kryeministrin Zoran Zaev.

Në takimin e tyre të pare, palët u dakorduan për bashkëpunim konkret dhe thelbësor për përparimin e shtetit, si dhe arritjen e qëllimeve strategjike – anëtarësim në NATO dhe BE.

Siç njoftojnë nga kabineti i Presidentit, Zaev dhe Pendarovski e kanë theksuar nevojën për pjesëmarrje të koordinuar në plan ndërkombëtar, si dhe intensifikim të proceseve reformuese në vend me qëllim progres në rrugën e integrimit veriatlantik.

Të dy funksionarët në bisedën e përbashkët kanë komentuar edhe zhvillimet aktuale politike në vend. /SHENJA/

 

Konkurs Pune

Lexo më shumë