Takohen Ymeri, Haradinaj e Limaj - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Takohen Ymeri, Haradinaj e Limaj

NULL NULL
02/10/2015

Tre liderët opozitarë, Visar Ymeri nga Lëvizja Vetëvendosje, Ramush Haradinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Fatmir Limaj i Nismës, kanë zhvilluar një takim të përbashkët në selinë e AAK-së.

Burime të Klan Kosovës njoftojnë se treshja e bllokut opozitar janë mbledhur në këtë takim të radhës për ta bërë koordinimin e hapave të mëtutjeshëm që pritet t’i ndërmarrin në ditët e ardhme.

Opozitarët kosovarë të përbashkëta i kanë pasur veprimet politike tash e sa kohë, duke bllokuar seancat e Parlamentit të Kosovës dhe organizmin e përbashkët të peticionit kundër Demarkacionit me Malin e Zi dhe marrëveshjet e fundit të arritura nga Qeveria e Kosovës me atë të Serbisë në Bruksel.

klankosova.tv