Takohen drejtori i Policisë dhe ministri i Brendshëm – flasin për luftën kundër korrupsionit NULL NULL 05/09/2018 05/09/2018 Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Rashit Qalaj, priti në takim ministrin e Punëve të Brendshme Bejtush Gashi. “Drejtori i përgjithshëm i këtij institucioni i njoftojë atë mbi synimet dhe objektivat e tij të planifikuara, e që janë në interes të ngritjes së integritetit policor, si dhe avancimit i mëtejmë në aspektin profesional të Policisë së Kosovës”. Më tej në njoftim bëhet e ditur se i pari i Policisë është i angazhuar në avancimin dhe ngritjen profesionale të Policisë, dhe kjo do të ndikojë direkt në sigurinë e qytetarit, në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, si dhe në sigurinë e përgjithshme të vendit, njofton Klan Kosova. Ministri Gashi i uroi Qalajt emërimin në pozitën e Drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Kosovës dhe njëkohësish u zotua për përkrahje dhe bashkëpunim të ndërsjellët. klankosova.tv