19:11, 7 Shkurt 2016

Takimi në mes të Presidentes Atifete Jahjaga dhe liderëve të partive politike do të zhvillohet pa praninë e mediave, njofton Klan Kosova.

Kjo është bërë e dituar në agjendën e dërguar nga Presidenca për takimin e nesërm, i cili do të fillojë në orën 09:00.

“Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga pret në takim të përbashkët drejtuesit e subjekteve politike parlamentare, për të diskutuar tejkalimin e gjendjes së krijuar në vend. Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit”, thuhet në njoftim.

Në takim tek Jahjaga pjesëmarrjen e kanë konfirmuar, kryeministri I Kosovës, Isa Mustafa, zëvendësi i tij Hashim Thaçi dhe lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Është njoftuar se në takim prezent do të jetë edhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie.

klankosova.tv

 

 

 

Konkurs Pune

Lexo më shumë