Takimi për energjinë në Bruksel, pa rezultate NULL NULL 12.05.2015 14:13 12.05.2015 14:13 Në Bruksel është zhvilluar takimi për energjetikë i cili ka përfunduar pa rezultate konkrete. Edita Tahiri, Ministrja e Dialogut, ka deklaruar se bisedimet kanë qenë të gjata dhe të vështira. Është mbajtur në Bruksel takimi për energjetikë ku janë diskutuar çështjet që kanë të bëjnë me zbatimin e marrëveshjes dhe plan-veprimit për energji, të ndërmjetësuara nga BE. Sipas Edita Tahirit, Ministres së Dialogut, kjo ka ndodhur për shkak se Serbia tërë kohën është angazhuar që të paraqesë kërkesa të reja që bien ndesh me marrëveshjen e Brukselit për energji. Ministrja pas takimit ka deklaruar se dialogu ka qenë i gjatë dhe i rëndë, dhe se kishte për qëllim tejkalimin e disa pengesave në drejtim të zbatimit të marrëveshjes për energjinë. Pala serbe ka pasur tendenca që të bisedohet për distribucionin e energjisë, për të cilin marrëveshja e bën të qartë se nuk do të ketë kompani të tjera që mund të japin shërbime për distribucionin e energjisë, sepse në bazë të kornizës legjislative në Kosovë vepron një kompani publike për këtë çështje e që është KEDS-si. Pala e Kosovës ka refuzuar kategorikisht që të diskutohet për temën e distribucionit të energjisë, si dhe për të gjitha temat tjera që janë jashtë marrëveshjes së nënshkruar nga të dyja shtetet dhe Bashkimi Evropian. Në këtë kontekst, ministrja Tahiri ka shtuar se pala serbe vazhdimisht ka tentuar të nxisë diskutime edhe për legalizimin e operatorëve ilegalë serbë të energjisë që veprojnë në veri të vendit. Ndër tjerash ka pasur edhe kërkesa për ta licencuar kompaninë ilegale “Elektrokosmet”, për ofrim të shërbimeve komerciale. Pala kosovare nuk e ka pranuar kërkesën, duke kërkuar që Serbia të shuajë të gjithë operatorët e saj ilegalë në Kosovë dhe të mos e shkel marrëveshjen e Brukselit. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Sonte në Kiks Kosova - Të bijat fajësojnë mjekët në Gjakovë dhe Rahovec për vdekjen e babait (VIDEO) 20 orë më parë
Kosova Konjufca si Kurti: Lajçaku, njëri që po e kryen punën në mënyrë goxha të papërgjegjshme 23 orë më parë