Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Takimi për dialogun, Tahiri: Do të jenë temat që i ka prodhuar Kurti këto dy vjet e gjysmë

NULL NULL
24.06.2024 12:57
Shefi i grupit parlamentar i PDK-së, Abelard Tahiri
Shefi i grupit parlamentar i PDK-së, Abelard Tahiri

Shefi i grupit parlamentar i PDK-së, Abelard Tahiri në deklarimin pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit tha se Kosovës i duhet një qeveri e re, siç u shpreh ai, për ta nxjerrur nga kjo krizë.

Duke folur për takimin për dialogun, ai u shpreh se në të radhës do të jenë temat që i ka prodhuar  Kurti këto dy vjet e gjysmë, njofton Klankosova.tv.

“Republikës së Kosovës i duhet një qeveri e re, vendit tonë i duhet një qeveri e re për ta nxjerrur nga kjo krizë. Tash e dy vjet e gjysmë produktet e Kurtit në dialog i kemi parë, pra është vetëmenaxhimi, është marrëveshja e Brukselit e vitit 2022 dhe aneksi i Ohrit, të cilat janë jashtëzakonisht të dëmshme, është draft-statuti i cili sot është në tavolinën e Kryeministrit të Kosovës dhe nga Bashkësia Ndërkombëtare i kërkohet që ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese, këtu nuk mund të presim që do të dalë jashtë këtyre temave që i ka prodhuar kryeministri Kurti në dialog”.

“Unë nuk di për agjendën, për mënyrën se si është organizuar, mirëpo ajo që mund ta vlerësoj është se komplet angazhimin në këtë takim të dialogut, në takimin e radhës do të jenë këto tema që i ka prodhuar kryeministri Kurti këto dy vjet e gjysmë”, është shprehur ai.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.