Takimi për Asociacionin: Serbët për, institucionet kundër (VIDEO) NULL NULL nga Besnik Tahiri 31.01.2023 20:46 nga Besnik Tahiri 31.01.2023 20:46 Ministri për Komunitete e Kthim, Nenad Rashiq, ishte serbi me pozitën më të lartë zyrtare që mori pjesë në diskutimin për asociacionin të organizuar në ambasadën amerikane. Aty ishin dhe përfaqësues të organizatave të ndryshme, sikur që është ajo nga Nisma e Re Shoqërore me bazë në Mitrovicë. “Më shumë se dy orë u bisedua se qysh do të funksionojë Asociacioni i Komunave Serbe, në kuadrin ligjor të Kosovës e sipas marrëveshjes së Brukselit dhe se cilat shërbime mund t’i ofrojë AKS-ja. Nuk pati konkluza të përbashkëta, kishte qëndrime të ndryshme. Debati ishte i civilizuar dhe bashkëbiseduesit u respektuan. Nga ana e tyre përfaqësuesit e institucioneve thanë se ende nuk e kuptojnë, pse duhet bërë Asociacioni dhe pse për këtë Pakoja e Ahtisarit, s’ju përgjigjet nevojave të komunitetit”, tha Milica Andriq-Rakiq, përfaqësuese e OJQ “NSI”. E një politikan serb po thotë se shumica në Kosovës, s’kanë ndonjë arsye për shqetësim me krijimin e AKS-së. “Asociacioni I Komunave Serbe në asnjë mënyrë ashtu siç është nënshkruar fillimisht në Bruksel nuk e pengon Kosovën në asnjë lloj përparimi. AKS, është vetëm për të mbrojtur komunitetin serb që është pakicë”, shtoi Aleksandar Arsenijeviq. Në diskutimin e së martës pjesëmarrës ishin dhe përfaqësues të Listës Serbe.
Ekonomi Bislimi: Për moszbatimin e Udhërrëfyesit për Energjinë, një pjesë të fajit e ka Brukseli 08/02/2023