Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Takimi Kosovë-Maqedoni, në qershor

NULL NULL
31.05.2015 13:17
Takimi ndërqeveritar Kosovë-Maqedoni, pritet që të zhvillohet në qershor.

Ndonëse takimi mes qeverisë së Kosovës dhe asaj të Maqedonisë ishte paralajmëruar të mbahej në fillim të muajit maj, ai do të mbahet në qershor.

Zyrtarët nga Qeveria e Kosovës kanë thënë se shtyrja është bërë për shkak se grupet teknike punuese ende nuk e kanë përfunduar hartimin e marrëveshjeve që do të nënshkruhen.

Ata e kanë mohuar se shtyrja e takimit është bërë për shkak të ngjarjeve në Kumanovë.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.