Lajmet e fundit
Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka shkuar sërish në zyrën e kryeministrit Albin Kurti, ku tashmë ka nisur takimi mes tyre.
Ky është takimi i dytë mes dy liderëve brenda 24 orësh, pasi edhe dje u takuan, por pa arritur marrëveshje.
Nga vendi i ngjarjes po raporton gazetari i Klan Kosova, Kastriot Tahiri, i cili ka bërë të ditur se takimi tashmë ka nisur.
Në fokus të diskutimeve janë dy çështje të rëndësishme, projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë dhe çështja e presidentit.
Mbetet të shihet nëse takimi i sotëm do të sjellë ndonjë dakordim mes Kurtit dhe Hamzës.