Lajmet e fundit
Sa në Kuvend e sa jashtë tij, emrat për të parin e shtetit po diskutohen në veçanti mes dy partive.
Së fundmi u raportua se listës së kandidateve për postin e presidentit mes Vetëvendosjes e Lidhjes Demokratike të Kosovës, iu shtua edhe ai i ish-diplomatit, Bekim Sejdiu, raporton Klan Kosova.
Se a u përmend ish-gjyqtari i Kushtetueses për të cilin në vitin 2015 partia e Albin Kurtit pati votuar kundër emërimit të tij në këtë post, s’e mohuan e as pohuan.
Veçse siguruan se për të ardhur deri tek momenti final i votimit të ndonjërit prej kandidatëve, u duhet një garanci prej kreut të LDK-së, Lumir Abdixhiku.
Për detaje shtesë, klikoni në kronikën e mëposhtme: