Takim me përfaqësues serb tek “Kroi i Vitakut” NULL NULL 21.05.2015 14:30 21.05.2015 14:30 Një takim është duke u zhvilluar në lagjen "Kroi i Vitakut" në veri të Mitrovicës në mes të 30 banorëve shqiptarë dhe përfaqësuesve serb , së bashku me kryetarin e komunës së Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri. Problemi i ndërtimit të shtëpive në këtë lagje ka mbledhur bashkë banorët shqiptarë dhe pëfaqësues serb. Qytetarët shqiptarë në atë pjesë kanë kërkuar që të mos pengohen në ndërtimin e shtëpive të tyre. Probleme me ndërtimin e shtëpive po kanë tash e një kohë banorët e kësaj ane. Takimi është duke u zhvilluar në shkollën fillore të Suhodollit. Në takimin që ka filluar më herët, banorët e “Kroi i Vitakut” janë duke diskutuar me Ministrin e Administrimit dhe Pushtetit Lokal Lubomir Mariq, atë për komunitete dhe Kthim Dalibor Jevtiq, me kryetarin e veriut të Mitrovicës Goran Rakiq, atë të jugut Agim Bahtirin dhe shefen e administratës në komunën e veriut Adriana Hoxhiq, për të zgjedhur problemin e ndërtimit të shtëpive në këtë lagje. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Policia konfirmon raportimin e Klankosova.tv: Mesazhi për bombë dyshohet se erdhi nga Serbia 24 orë më parë
Kosova Osmani: Mbrojtja e të drejtave të pacientëve, indikator i rëndësishëm i funksionimit demokratik të shtetit 1 day