Tajlanda iu shërben kanabis klientëve të lumtur në kuzhinën e spitalit

Tajlanda iu shërben kanabis klientëve të lumtur në kuzhinën e spitalit

NULL NULL
2 months më parë

Buka dhe sallatat nuk janë pjatat e zakonshme në një meny të një restoranti në Tajlandë. Aty shërbehet edhe kanabis të legalizuar.

Restoranti në spitalin Chao Phya Abhaibhubejhr në Prachin Buri, filloi të shërbejë ushqime me kanabis këtë muaj pasi Tajlanda çregjistroi kanabisin si narkotik duke lejuar firma të autorizuara të kultivonin bimën.

“Gjethet e kanabisit, kur futen në ushqim me vetëm një sasi të vogël, ndihmojnë pacientin të shërohet më shpejt nga sëmundja”, tha Pakakrong Kwankao, udhëheqësi i projektit në spital.

“Gjethja e kanabisit mund të përmirësojë oreksin dhe t’i bëjë njerëzit të flenë mirë, dhe gjithashtu të jenë në humor, në humor të mirë”.

 Spitali njihet si një pionier në Tajlandë për studimin e marihuanës dhe aftësinë e tij për të lehtësuar dhimbjen dhe lodhjen.

Tajlanda në vitin 2017 u bë vendi i parë i Azisë Juglindore që legalizoi kanabisin për përdorim mjekësor dhe që atëherë ka hapur klinika të shumta marihuane mjekësore, shkruan Reuters, transmeton Klan Kosova.