Tajani u kërkon Kurtit e Vuçiqit të dialogojnë, thotë se Italia po planifikon forcimin e pranisë së KFOR-it në kufi NULL NULL 25.09.2023 16:37 25.09.2023 16:37 Ministri i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajani, ka bërë të ditur se ka diskutuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq për nevojën që t’i kthehen dialogut. Tajani thotë mes tjerash se bashkë me ministrin italian të Mbrojtjes, Guido Crosetto, po bashkëpunojnë me KFOR-in, për të forcuar praninë e forcave, në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë, përcjell klankosova.tv. ”Unë fola me Presidentin. Vuçiq dhe me kryeministrin Kurti. I kam kërkuar të dyve që të inkurajojnë dialogun mes palëve. Në marrëveshje me Guido Crosetto ne punojmë për të forcuar praninë e KFOR-it në kufirin ndërmjet Serbisë dhe Kosovës dhe parandalimin e përleshjeve të mëtejshme”. L'🇮🇹 protagonista di pace nei #Balcani. Ho parlato con Pres. Vucic e con PM Kurti. Ho chiesto ad entrambi di favorire il dialogo tra le parti. D'accordo con @GuidoCrosetto lavoriamo per rafforzare la presenza di KFOR al confine tra Serbia e Kosovo e prevenire ulteriori scontri. — Antonio Tajani (@Antonio_Tajani) September 25, 2023 *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Vrasja e Liridonës, flet ambasadori i Suedisë: Po punojmë ngushtë me Kosovën në hetimin e rastit 11 orë më parë
Kosova Qeveria mban mbledhje, kërkon nga Osmani autorizimin për kredinë 20 milionëshe nga BERZH-i 16 orë më parë