Lajmet e fundit

Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, ka reaguar lidhur me situatën e krijuar pranë Kuvendit të Kosovës, duke kërkuar reflektim institucional për zhvillimet e fundit.
Tahiri ka thënë se rrethanat aktuale në vend dhe prania e policisë përballë protestuesve mund të çojnë në përplasje.
“Rrethanat në cilat gjendet Kosova sot, Kuvendi i Kosovës, sheshi rreth Kuvendit dhe rreth Qeverisë, kërkon një reflektim serioz dhe shtetëror”.
Sipas tij, vendosja e policisë përballë protestuesve, përfshirë veteranët dhe qytetarët që nuk pajtohen me qasjen aktuale, mund të krijojë një situatë të rrezikshme.
"Vendosja e policisë përballë protestuesve, veteranëve, ata që nuk pajtohen me këtë qasje, rrezikon të krijoj një përplasje jashtëzakonisht të rrezikshme, ku institucionet e shtetit, përballë një kategorie protestuesish që përfaqësojnë një pjesë të rëndësishme të historisë së shtetit, mund të prodhojnë një konflikt”, deklaroi ai në një telefonatë direkte në Klan Kosova.