Tahiri thotë se çdo i dyti e votoi Kurtin sepse populli u lodh në këto 20 vjet NULL NULL 20.01.2022 22:08 20.01.2022 22:08 Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka kritikuar ashpër qeverinë, në krye me Albin Kurtin, duke e quajtur të pazot, meqë thotë se ka dallime të mëdha nga ajo që flet dhe menaxhimi që bëjnë ministrat e tij. Megjithatë, Tahiri, në Rubikon me Adriatik Kelmendin, u inkuadrua në temën ’20 vjet keqqeverisje’, duke pranuar se Kurti fitoi 50% të votave, jo me program qeverisës, por për shkak të lodhjes së popullit të Kosovës, përcjell Klankosova.tv. ”Albin Kurti edhe Lëvizja Vetëvendosje i ka marrë mbi 50%, që nënkupton çdo i dyti shqiptar i Kosovës e ka votu Albin Kurtin, jo për shkak se qytetarit të Kosovës i ka dhënë një ofertë programore të detajuar, apo një vizion te saktë se si do të ndodhë, mirëpo qytetari i Kosovës u lodh me 20 vjet qeverisje. Ka qenë situata kur njerëzit më kanë thanë: ‘Besnik, gjithçka lyp, veç votë mos me lyp se po duam ndryshim’’‘. ”Këta kanë marrë votë për shkak se populli i Kosovës u lodh [në këto 20 vjet]”. Rubikon me Adriatik Kelmendin: Pra, ju po e pranoni? ”E pranoj, e them këtë se këtë e di populli”. ”Kjo është diçka që është e ditur. Elementi tjetër, kjo qeveri, në secilën temë ka neglizhu. Në seancën e parë, në fjalimin e parë, i kam thënë ‘o kryeministër, të ka kapë qejfi që i ke fitu 50%, edhe arroganca është n’top’. Dhe filloi me ju shitë mend edhe nëpër botë, se si bëhet politika, një javë ditë qëndroi në Greqi, në një forum, një kryeministër – ju lutem! Nuk po flas për vend të shtrenjtë, është e drejtë e tij, rrin gjithkush”. ”U ballafaqu me kriza, me pandemi, me sindikata. U pa që është totalisht i pazot. Në fakt, ka një hendek të madh mes asaj që e flet kryeministri dhe menaxhimi i qeverisë. Besomni që kur vijnë ministrat, janë totalisht të paorientuar në temën që e kanë. Është qeveria parlamentare që ka miratu më se paku ligje, a është qeveria me më së shumti vota”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 28/03/2024