Tahiri takon Metën, flasin për bashkëpunim të ndërsjellë NULL NULL 24.09.2020 16:00 24.09.2020 16:00 Zëvendëskryeministri Besnik Tahiri e ka takuar presidentin e Shqipërisë Ilir Meta me të cilin ka diskutuar për zhvillimet në Shqipëri dhe Kosovë. Tahiri përmes një postimi në Facebook ka thënë se “lidershipi në Shqipëri dhe Presidenti Meta në veçanti ofrojnë një mbështetje të pakursyer në avancimin e interesave tona të gjithmbarëshme dhe të Kosovës në veçanti”. Postimi i plotë i Besnik Tahirit në Facebook: Nder dhe privilegj i veçantë, ta takoj sot Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Shkëlqesinë e tij Z. Ilir Meta,me të cilin diskutuam mbi zhvillimet në Shqipëri e Kosovë dhe veçanarisht mbi domosdoshmërinë e intensifikimit të bashkëpunimit të ndërsjellë dhe avancimin e interesave tona në rajon e më gjerë. Lidershipi në Shqipëri dhe Presidenti Meta në veçanti ofrojnë një mbështetje të pakursyer në avancimin e interesave tona të gjithmbarëshme dhe të Kosovës në veçanti. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Maqedonci informoi homologun italian për mbështetjen që Kosova po i ofron Ukrainës 39 minuta më parë
Kosova Maqedonci pas takimit me homologun italian: Kosova në NATO do të garantonte stabilitet dhe paqe në Ballkan 2 orë më parë
Kosova Tahiri e Gashi lëshojnë sallën ku po mbahej mbledhja e Kryesisë, kjo është arsyeja 2 orë më parë